Botë

Ndihmësi i Trump-it akuzohet për sulm fizik

30.03.2016 10:44

Korej Levandovski, menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, u padit për sulm ndaj një gazetari gjatë një mitingu...

Autoritetet amerikane bëjnë me dije se Levandovski është paditur me nivelin më të ulët të sulmit fizik ndaj reporteres Mishele Felds.

Ai akuzohet se e kapi gazetaren me forcë për krahu dhe e lëndoi, ndërsa ajo tentonte të bënte një pyetje.

Zyrtarë të fushatës së Trump thanë se Lewandowski do të vetëdeklarohet i pafajshëm në gjyq, ndërsa atij nuk i ka munguar mbështetja e Donald Trump.

Trump kryeson garën republikane me 739 delegatë ndaj 465 të Cruz. Për të marrë emërimin e partisë për kandidaturën presidenciale duhen 1237 delegatë.