Botë
Sulmi në Pakistan, mijëra në pyetje, qindra në pranga
30.03.2016 11:13
Më shumë se 200 njerëz janë arrestuar në Pakistan, ndërsa autoritetet kërkojnë autorët e sulmit në ditën e Pashkëve, që i kushtoi jetën të paktën 72 njerëzve në Lahore...

Autoritetet e provincës Punxhab thanë se të arrestuarit ishin mes më shumë se 5 mijë njerëzve që u morën në pyetje si pjesë e një ofensive anti-terror.
Në këto operacione janë sekuestruar gjithashtu sasi të mëdha armësh. Sulmi ndaj të krishterëve për Pashkë u mor përsipër nga grupi Jamaat ul Ahrar, një degë e talebanëve në Pakistan, megjithëse shumica e viktimave ishin myslimanë.
Autoritetet pakistaneze thanë se janë kryer 56 operacione në të gjithë provincën e Punxhabit, por këto veprime duken tejet të vonuara.
Kryeministri pakistanez dhe shefi i ushtrisë janë zotuar se do t’i nxjerrin para drejtësisë fajtorët, por deklaratat e tyre hyjnë në një varg të gjatë premtimesh të tilla që nuk janë mbajtur më parë.
