Maqedoni

Nimic: Pas zgjedhjeve në Maqedoni, rikthehemi me kontestin e emrit

30.03.2016 11:58

Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë, Methju Nimic...

Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë, Methju Nimic, konsideron se pas zgjedhjeve në qershor sërish do të krijohen kushte për zgjidhjen e problemit të kontestit me emrin.
 
Nimic potencoi se ndjen keqardhje, sepse një periudhë të gjatë ka pasur “zbrazëtirë”, e cila nuk ka lejuar të përkushtohet mjaft vëmendje në përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi.
 
Në pyetjen kur do të ulet në tryezë negociuese me dy palët, Nimic theksoi se momentalisht në Maqedoni ka Qeveri të përkohshme me mandat që të organizojnë zgjedhje në fillim të qershorit dhe ka shprehur bindje se do të organizohet proces jokontestues dhe proces korrekt, pas së cilit do të formohet qeveria e re.
 
“Kur do të formohet qeveria e re, besoj se Athina dhe Shkupi do të takohen me mua dhe do të bëjmë përpjekje serioze për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Nimic.