Maqedoni

Seanca gjyqësore për rastin “Lagja e trimave”

30.03.2016 12:02

Të akuzuarit e rastit “Lagja e Trimave” sot dolën përsëri në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për të dëshmuar në seancë gjyqësore...

Të akuzuarit e rastit “Lagja e Trimave” sot dolën përsëri në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për të dëshmuar në seancë gjyqësore për ngjarjet që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.
 
Sipas aktakuzës, 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishje të rendit kushtetues të Maqedonisë. Seanca e fundit u mbajt më 11 shkurt.
 
Përndryshe, seanca e fundit gjyqësore për rastin e Kumanovës përfundoi me dëgjimin e katër dëshmitarëve të njësisë speciale të policisë, të cilët u paraqitën si dëshmitarë të mbrojtur.
 
Për këtë arsye kjo seancë ishte e mbyllur për familjarët dhe gazetarët, sepse dëshmitarët ishin nën emra të koduar. Edhe nga prokuroria dhe avokatët mbrojtës u kanë shtruar pyetje këtyre dëshmitarëve.