Maqedoni

PSP hap lëndë të re hetimore “Fortesa”

30.03.2016 12:27

Prokuroria Speciale hap hetim të ri për lëndën “Fortesa”, e cila lëndë është e lidhur me shfrytëzimin e pajisjeve...

Prokuroria Speciale hap hetim të ri për lëndën “Fortesa”, e cila lëndë është e lidhur me shfrytëzimin e pajisjeve për ndjekje të komunikimit në mënyrë të paligjshme, që janë në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
 
Hetimi është i lidhur me kërkesën e djeshme për bastisje në shtëpinë e shefit të DSK-së, të cilët bashkërisht me ish ministrin e Punëve të Brendshme, në mënyrë joligjore kanë dëmtuar dhe kanë zhdukur sistemin për ndjekjen e komunikimeve dhe me këtë kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 10 milion eurosh.
 
Sipas Prokurorisë Speciale, vepra është kryer menjëherë pasi Gjykata ka marrë vendim se përgjimet e paligjshme janë bërë me kapacitetet e MPB-së. Njëherësh i dyshuari i parë, duke dashur t’i fshehë edhe personat e tjerë të involvuar në këtë aksion, ka dhënë urdhër gojore deri tek njësitë e tjera policore të shkatërrohet aparatura me arsyetimin se është e vjetruar. 
 
Në ndërkohë, prokurorja speciale, Katica Janeva, në pres-konferencën e sotme për gazetarë njoftoi gjithashtu lidhur me publikimin e bisedave telefonike private të ish-funksionarëve dhe funksionarëve aktual, duke i ftuar të njëjtit të paraqiten në Prokurorinë Speciale për t’u ngritur kallëzime penale ndaj publikuesve.
 
Ajo gjithashtu bëri thirrje që të gjithë ata persona të cilët posedojnë biseda private të këtij lloji, të njëjtat t’i dorëzojnë sa më shpejt në Prokurori.