Botë

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perendimor takohen në Shqipëri

30.03.2016 14:06

Në vijim të Samitit të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Vjenë, më datë 27 gusht 2015, dhe në përgatitje të Samitit që do të mbahet në Paris në korrik 2016...

Në vijim të Samitit të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Vjenë, më datë 27 gusht 2015, dhe në përgatitje të Samitit që do të mbahet në Paris në korrik 2016, sot dhe nesër në Shqipëri janë mbledhur në një takim,  Ministrat e  Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me praninë e Komisionerit të BE-së për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Hahn, Sekretarit të Përgjithshëm të RCC, z. Svilanovic, Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, z. Lubomir Zaoralek në kapacitetin e tij si kryesues i rradhës i Grupit të Vishegradit (V4) si dhe Sekretarit të Shtetit, z. Harlem Desir dhe Nën-sekretarin italian për Punët e Jashtme Vincenzo Amendola si të ftuar nderi. 
 
Ky Ministerial do të jetë një mundësi për pjesëmarrësit për të vlerësuar dhe thelluar më tej punën e bërë lidhur me përgatitjen e projekteve rajonale të ndërlidhjes në fushën e transportit dhe energjisë, në kuadër të përgatitjeve për Samitin për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Paris në korrik. 
 
Diskutimet do të përqendrohen në çështje të bashkëpunimit rajonal, ecurinë e ngritjes së Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe përgatitjet për ngritjen e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor.
 
Takimi do të përmbyllet me një deklaratë për përbashkët për sfidat e përbashkëta si kriza migratore e çështjet e sigurisë dhe impaktin e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor.