Maqedoni

Kërkesat për legalizim, nesër afati i fundit, Misajllovski: nuk do të ketë afat shtesë

30.03.2016 14:19

Nesër skadon afati i prolonguar për parashtrimin e kërkesës për legalizimin e ndërtesave pa leje...

Deri nesër, të gjithë pronarët që kanë ndërtuar shtëpi deri më 3 mars të vitit 2011, por që ende nuk e kanë legalizuar atë, mund të dorëzojnë kërkesë në komunat e tyre në mënyrë që të mund të fillojnë procesin e legalizimit.
 
Deri në fund të vitit të ardhshëm, ndërkohë, është përcaktuar afat për elaborate gjeodezike.  
 
Ministri i Transportit, Vllado Misajllovski, ka apeluar që të shfrytëzohet mundësia për legalizim, duke vënë në dukje se pas afatit nuk do të pranojë kërkesa të reja.
 
“Apeloj që çdo qytetar që ka nevojë për ta paraqitur kërkesën për të hyrë në rend, nesër përfundon afati ligjor, pasi më pas nuk mund të paraqiten kërkesa shtesë”- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski.
 
Prolongimi i afatit për elaborate gjeodezike për një vit ishte bërë me qëllim që qytetarëve t'i jepet hapësirë që të kenë kohë për elaborate, që është dokument kyç në procesin e legalizimit, ndërsa ndërmarrjeve gjeodezike që më lehtë ta kryejnë punën, pasi me afatin e mëparshëm nuk kishin kohë të mjaftueshme për t'i përpunuar të gjitha kërkesat.
 
Ende zgjat edhe mundësia për kategoritë e ndjeshme sociale, që të marrin elaborate falas.
 
Deri tani janë përpunuar 5.300 elaborate falas për qytetarët e kategorive sociale.
 
Prej fillimit të procesit të legalizimit, që filloi në vitin 2011, deri më tani status ligjor morën 147.000 objekte të ndërtuara pa leje.
 
BELINDA KOKA-ADEMI