Maqedoni
Plumbat e gomës dhe paralizuesit elektrikë, Mehmeti: policia i përdor edhe pa nevojë
30.03.2016 14:24
Përdorimi i mjeteve të dhunës, si plumbat e gomës dhe paralizuesit elektrik, nuk duhet të përdoren si mjete të dhunshme nga policia, theksoi avokati i popullit...

Ai konsideron se nuk ka nevojë për përdorimin e këtyre mjeteve të dhunshme për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, sepse kjo është në kundërshtim me standardet e përcaktuara nga Komiteti për Parandalimin e Torturës. Sipas tij, MPB dhe organet relevante duhet të përgatisin kornizë relevante ligjore për punën dhe të drejtat policore.
“Qëndrimi im është se këto dy mjete të dhunës nuk ka nevojë të ekzistojnë si të tillë. Tash propozojnë projektil gome dhe në sqarimin se çka nënkuptohen me projektil gome, që do të thotë plumb gome, mund të jetë prej plastike dhe lëndë tjera plastike. Në anën tjetër, në mënyrë të dobët është normuar se kush mund t’i përdorë këto mjete, duke e ditur se çfarë niveli edukimi kanë policët e vendit, duke e ditur se në çfarë rrethanash gjendet Republika e Maqedonisë”- deklaroi avokat i popullit, Ixhet Mehmeti.
Standardet ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së në mënyrë eksplicite qartësojnë se kur dhe si mund të përdoren mjetet e dhunës nga ana e organeve policore, deklaruan nga delegacioni i BE-së.
“Rregulla specifike duhet të ekzistojnë në autorizimet policore lidhur me përdorimin e mjeteve të dhunës, rrethanat se ku mund të përdoren, kritere të selektuara, si dhe kujdes se në çfarë situate mund të përdoren mjetet e caktuara të dhunës”- tha Martin Claucke nga delegacion i BE-së.
Edhe Komisioni Evropian në raportin e vitit të kaluar bëri vërejtje sa u përket ndryshimeve të Ligjit për polici në pjesën e përdorimit të mjeteve të detyrimit.
Ligji për polici ka pësuar ndryshime në mars të vitit 2015 dhe akoma është në fuqi.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
