Zyrtare: Arnold Gjergjaj kundër ish kampionit të botës
Është zyrtarizuar dueli mes boksierit nga Kosova, Arnold Gjergjajt dhe ish kampionit të botës, David Haye...

Përballja mes boksierit nga Kosova, Arnold GJergjajt dhe ish kampionit të botës, David Haye tashmë është zyrtare.
Ky ballafaqim do të zhvillohet me në sallën “O2 Arena” të Londrës, e cila ka kapacitet prej 20 mijë ulëseve.
Meçi në Londër do të jetë më i madhi në karrierën e Gjergjaj që deri tani ka 29 fitore në 29 ndeshje në boksin profesionist, 21 nga të cilat me nokaut. Haye ka 27 fitore nga 29 meçe të deritashme.
Boksieri i mirënjohur shqiptar, Gjergjaj, i njohur me nofkën ‘The Cobra’ në asnjë mënyrë nuk i trembet boksierit David Hayes. Gjergjaj ndihet si kurrë më parë më i fuqishëm dhe me padurim e pret meçin e 21 majit. Haye tha se është i lumtur që po rikthehet në ring, ndërsa Gjergjaj shprehet se është meçi më i rëndësishëm në karrierën e tij.
