Maqedoni

Përmendoret shqiptare në Shkup, Shabani: do të vendosen së shpejti

30.03.2016 17:57

Tre përmendoret shqiptare në kuadër të projektit “Shkupi 2014” do të vendosen në sheshin “Maqedonia” përmes një procedure të përshpejtuar institucionale...

Kështu deklaroi sot ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, pas një takimi të realizuar me kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovskin, gjatë të cilit, sipas Shabanit, janë dakorduar që çështja të marrë më në fund epilog pozitiv.