Maqedoni
Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë jugore
31.03.2016 09:12
Moti nesër në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë jugore...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga një deri në gjashtë, ndërsa ajo ditore nga 19 deri në 25 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë me drejtim jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.
