Maqedoni

Konferencë shkencore "Zhvillim i gjelbërt, infrastrukturë dhe teknologji"

31.03.2016 09:20

Në dy ditët e ardhshme, Shkupi do të jetë organizator i konferencës shkencore "Zhvillim i gjelbërt, infrastrukturë dhe teknologji"...

Në dy ditët e ardhshme, Shkupi do të jetë organizator i konferencës shkencore "Zhvillim i gjelbërt, infrastrukturë dhe teknologji", përkushtuar mjedisit jetësor në të cilën do të diskutohet  për ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës, energjisë së ripërtëritshme, menaxhimit të mbeturinave urbane dhe industriale, ndryshimet klimatike, aspektet shëndetësore të ndotjes së mjedisit jetësor, agro-ekologjia dhe menaxhimi me rreziqet ekologjike.
 
Në konferencë do të marrin pjesë një numër i madh i shkencëtarëve nga fusha e mjedisit jetësor nga Evropa dhe SHBA-ja.
 
Konferencën, në të cilën do të prezantohen 230 punime nga 543 shkencëtarë, të 13 shteteve, e organizojnë shoqata "Ylli i 6-të", Fakulteti Mekanik, Fakulteti për Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike, Fakulteti Teknologjik-metalurgjik dhe Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodij", Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar të Republikës së Maqedonisë, Pakomak  nga Shkupi dhe asociacioni  shkencor më i madh ballkanik, Asociacioni Ballkanik  për Mjedis Jetësor (BENA) dhe Qendra për Hulumtim dhe Zhvillim FUEL nga Shkupi./mia