Maqedoni
Punëtori për ushqim të shëndetshëm në kopsht në Gostivar
31.03.2016 09:37
Në kopshtin e fëmijëve "Pranvera" në Gostivar sot do të mbahet punëtori edukative "Ushqim i shëndetshëm " dedikuar për të rinj...

Punëtorinë do ta mbajnë përfaqësuesit nga Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV), ndërsa do të prezantohen bazat e të ushqyerit, sigurimi i ushqimeve dhe higjiena personale si parakusht për shëndet të mirë.
Në punëtori do të marrë pjesë edhe zëvendësdrejtori i AUV-së Abdulezel Dogani, si dhe përfaqësues nga administrata lokale e komunës së Gostivarit./mia
