Botë
Keri dhe Erdogan shqyrtuan situatën në Siri
31.03.2016 09:29
Sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri dhe presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan mbrëmë e shqyrtuan situatën në Siri...

Sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri dhe presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan mbrëmë e shqyrtuan situatën në Siri, informon zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Xhon Kirbi, duke shtuar se takimi ishte i shkurtër.
Sipas Kirbi, cituar nga TASS, të dy kanë biseduar për "përpjekjet e vazhdueshme për arritjen e përparimit politik në Siri" dhe kanë vlerësuar "orvatjet e koalicionit për dobësimin dhe shkatërrimin e DAESH (Shteti Islamik) në Siri".
Të dy liderët e kanë shqyrtuar edhe "përparimin, e arritur në tokë në luftën me xhihadistët dhe rrugët për përforcimin e bashkëpunimit kundër kërcënimit të përgjithshëm".
Erdogani është në mesin e liderëve të huaj, që arritën në Uashington në Samitin botëror për siguri bërthamore./mia
