Botë
Tramp për ndëshkimin e grave që abortojnë
31.03.2016 09:53
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp ka bërë thirrje për "forma ndëshkimi" për gratë që kryejnë abortin...

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp ka bërë thirrje për "forma ndëshkimi" për gratë që kryejnë abortin, nëse kjo praktikë cilësohet ilegale.
Sidoqoftë, kryesuesi i kandidatëve republikanë nuk zbuloi se në çfarë formash mund të kryhen ndëshkimet për të cilat foli, gjatë një takimi të realizuar nga një rrjet kabllor.
Tramp mbështet ndalimin e abortit, por duke lejuar disa përjashtime.
Kjo praktikë është ligjore në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1973, me vendim të Gjykatës Supreme.
Nga ana tjetër, kryesuesja e kandidatëve demokratë, Hillary Clinton ka qenë një kritike e flaktë e qëndrimeve të Trump sa u takon çështjeve të grave.
Aktivistët e anti-abortit tradicionalisht kanë shmangur fajësimin e grave që i nënshtrohen kësaj praktike, por janë fokusuar kryesisht tek ata që performojnë këtë procedurë./mia
