Botë

Tripoli: Sulmues e ndërmorën TV stacionin Al Naba

31.03.2016 10:03

Sulmues të armatosur kanë hyrë në hapësirat e televizionit satelitor Al Naba, e kanë ndërprerë programin e tyre dhe e detyruan personelin ta braktisë TV stacionin...

Sulmues të armatosur kanë hyrë në hapësirat e televizionit satelitor Al Naba, e kanë ndërprerë programin e tyre dhe e detyruan personelin ta braktisë TV stacionin, kumtuan dy gazetarë të atij kanali, i cili konsiderohet i afërt me autoritetet të cilat e kontrollojnë kryeqytetin libian.
 
Programi është ndërprerë tërësisht gjysmë ore prejse në ekran u paraqit  një mbishkrim i kuq "Urgjent" dhe pastaj teksti i porosisë se "Revolucionarët e Tripolit e kanë mbyllur këtë kanal në nxitje të urrejtjes", transmeton Tanjug. Në porosi ende citohet se do të përndiqet dhe kapet secili që në të ardhmen do të punojë  për këtë TV stacion.
 
"Një grup i burrave të armatisur, prej të cilëve disa ishin në uniforma, ndërsa disa civilë, hynë në hapësirat tona, i mblodhën të punësuarit dhe u thanë se më nuk kanë çka të kërkojnë këtu", deklaroi njëri nga gazetarët e punësuar.
 
Kanali të mërkurën e publikoi komentin e Kalifa Gveil, lider i autoriteteve të papranuara të cilat e kontrollojnë Tripolin, në të cilin ai kërkon që Fajez al Saraxh, shef i Qeverisë së unitetit kombëtar, të përkrahur nga Kombet e Bashkuara, ta braktisë Tripolin./mia