Teknologji
WhatsApp ndryshon stilin e shkronjave, ja si mund ta bëni dhe ju
31.03.2016 09:56
Aplikacioni WhatsApp me përditësimet e tij të fundit ka shtuar mundësinë për të shkruar me shkrim ‘bold’ dhe ‘italic’ në bisedat tuaja...

Ndërkohë që veçoria e re u testua për herë të parë në version beta, tani është në dispozicion për përdoruesit të cilët përdorin versionin 2.12.17 në iOS dhe 2.12.535 për Android.
Por si përdoret? Është shumë e thjeshtë.
-Për të shkruar në bold mjafton që fjalën ta shkruajmë brenda yjeve, p.sh *bold*
-Për të shkruar në italic mjafton që fjalën ta shkruajmë brenda vizave poshtë, p.sh _italic_
-Ndërkohë mund dhe t’i kombinoni të dyja bashkë, p.sh _*bolditalic*_
