Botë

Dhjetëra persona të zhdukur në mbytjen e një barke me migrantë në bregun libanez

31.03.2016 10:20

Disa dhjetëra emigrantë konsiderohen të zhdukur pasi që varka e tyre është mbytur pranë bregut libian...

Disa dhjetëra emigrantë konsiderohen të zhdukur pasi që varka e tyre është mbytur pranë bregut libian, rrugës për në Itali, përmes Detit Mesdhe, informoi mbrëmë zëdhënësi i forcave ushtarako detare libiane.
 
Paraprakisht mbrëmë përfaqësues zyrtarë italianë kuntuan se Roja e tyre bregdetare dhe anijet ushtarake vetëm të mërkurën në pjesën jugore të Detit Mesdhe nga objekte të vogla lundruese dhe gomone kanë shpëtuar 1.361 migrantë.
 
Zëdhënësi libian Ajub Kasem deklaroi se patrullat ushtarako detare kanë takuar një varkë me 120 migrantë ilegalë afër bregut jo larg Sabratës, ndërsa gjithashtu  kanë shpëtuar edhe 32 persona nga varka që është fundosur. Nuk është e qartë sa persona nga varka mungojnë./mia