Botë
Boko Haram vrau gjashtë ushtarë në Niger
31.03.2016 10:39
Grupi i armatosur i pjesëtarëve të Boko Haram sulmoi patrullën ushtarake dhe vranë gjashtë ushtarë...

Grupi i armatosur i pjesëtarëve të Boko Haram sulmoi patrullën ushtarake dhe vranë gjashtë ushtarë 20 kilometra larg qytetit Difa në pjesën juglindore të Nigerit.
Tre ushtarë janë plagosur në sulm, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të shtetit afrikan, transmeton BTA.
Rajoni Difa gjendet në afërsi të kufirit me Nigerinë dhe vazhdimisht është nën sulmin e këtij grupacioni ekstremist.
Në muajin mars të vitit 2015 Boko Haram u betua për besnikëri të Shtetit Islamik./mia
