Maqedoni

Katër persona janë lënduar lehtë në aksidente trafiku në Shkup

31.03.2016 11:06

Në rajonin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 16 aksidente trafiku...

Në katër prej tyre lëndime të lehta kanë marrë katër persona, ndërsa në 12 aksidente të tjera është shkaktuar dëm material.
 
Siç informoi për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.
 
Njëzet e katër shoferë nuk i kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, 17 këmbësorë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, tetë shoferë nuk i kanë respektuar rregullat për përparësi kalimi të këmbësorve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë. Janë sanksionuar edhe 13 shoferë të cilët nuk janë lidhur me rripin e sigurimit ose kanë përdorur telefon celular gjatë drejtimit të automjetit. 
 
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 70 automjete.
 
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt në SHF "Cirili e Metodi" në komunën Çuçer Sandevë dhe në SHF "7 Marsi" në komunën e Çairit./mia