Maqedoni

Përleshje mes emigrantëve në Pirea

31.03.2016 11:49

Së paku tetë persona kanë pësuar lëndime të lehta në përleshjet mes refugjatëve afganë dhe sirianë që ndodhën mbrëmë vonë në Pirea...

Roja bregdetare greke kumtoi se të lënduarit janë hospitalizuar.
 
Ndërkohë, në Pirea arriti një feribot me shtatë refugjatë dhe emigrantë nga Hios dhe Mitilena, ndërsa për sot pritet të vijë edhe një person.
 
Sipas të dhënave të fundit, në Pirea dhe rrethinë ka 5.800 refugjatë dhe emigrantë./mia