Hagë, gjykata jep sot vendimin për Sheshelin
Gjykata për krime të luftës e Kombeve të Bashkuara pritet ta shpall sot vendimin kundër liderit radikal serb, Vojisllav Sheshel, në mungesë të tij për shkaqe shëndetësore...

Sheshel ka refuzuar të kthehet në Hagë, sipas një vendimi obligues gjyqësor, prandaj veprimi i Gjykatës për krime të luftës e ka evituar një konfrontim potencial ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë, që do të mund të çonte në imponim të sanksioneve të BE-së.
Sheshel është i akuzuar për nxitje të përndjekjes dhe për pastrim etnik nga ana e serbëve gjatë luftërave pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.
Gjykata në Hagë thotë se ka marrë informacion të besueshëm për shëndetin e Sheshelit nga autoritetet e Serbisë, që ka ndikuar në tërheqjen e urdhrit që ai të jetë i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit lidhur me nëntë pika të aktakuzës për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.
