Maqedoni
Lista zgjedhore, OSBE-ja do të vëzhgojë kontrollin në terren
31.03.2016 12:22
OSBE-ja ka paralajmëruar se nga afër do të vëzhgojë procesin e verifikimit të listës së zgjedhësve nga KShZ-ja...

Nga ky mision konfirmojnë se 12 persona, të ndarë në 6 ekipe, do të jenë të pranishëm gjatë realizimit të kontrolleve në terren.
Të drejtë për të kërkuar vëzhgim të procesit kanë të gjithë organizatat e vendit dhe ato të huaja, që kanë së paku një vit veprimtari si dhe përfaqësues të vendeve të huaja.
KShZ-ja, ndërkohë, ka miratuar tashmë kodin e sjelljes për vëzhguesit e jashtëm, i cili ju mohon atyre të jenë pjesë e ekipeve që vizitojnë adresat e banimit të emrave jokonzistentë, por ju jep të drejtë të ndjekin situatën nga zyrat rajonale të KShZ-së.
