MASh, shpallet konkursi në konviktet publike
Ministria e Arsimit ka shpallur Konkursin për pranimin e nxënësve në konviktet publike në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollor 2016/2017...

Janë gjithsej 2.550 vende të lira në të gjitha konviktet e nxënësve.
Prioritet për pranim në konviktet publike të nxënësve do të kenë nxënësit e regjistruar në vitin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt në Shkollën e mesme shtetërore “Akademia sportive” në Shkup dhe paralelet e disperzuara të kësaj shkolle në qytete të tjera të Republikës së Maqedonisë.
Dokumentacionin e plotë nxënësit që konkurrojnë në afatin e parë regjistrues duhet t’a dorëzojnë nga 29 qershori deri më 8 korrik të këtij viti në konviktin ku dëshirojnë të akomodohen.
Rezultatet nga Konkursi për afatin e parë regjistrues do të publikohen në tabelën e shpalljes së konviktit më së voni deri më 22 korrik, ndërsa për afatin e parë regjistrues do të publikohen në tabelën e shpalljes së konviktit më së voni deri më 31 gusht të vitit 2016.
Vendosja nëpër konvikte e nxënësve të pranuar fillon nga 31 gushti i vitit 2016. Të dhëna më të hollësishme rreth këtij konkursi për të gjithë të interesuarit mund të gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit: mon.gov.mk.
