RDK: përkrahja ndaj Prokurorisë Speciale nuk njeh parti politike
Rilindja Demokratike Kombëtare përkrah Prokurorinë Speciale në misionin e saj, duke thënë se që PSP të kryejë këtë mision deri në fund...

Rilindja Demokratike Kombëtare përkrah Prokurorinë Speciale në misionin e saj, duke thënë se që PSP të kryejë këtë mision deri në fund, i duhet përkrahja e çdo partie politike në vend, pa përjashtim, dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi.
“Kjo përkrahje bëhet edhe më e nevojshme kur shohim kompleksitetin e rastit ‘Kështjella’, ku degjenerimi i shkatërrimit të institucioneve të vendit dhe shtetit në përgjithësi arrin përmasa shqetësuese”, thonë nga RDK. Sipas Rilindjes Demokratike Kombëtare, ngritja e rastit “Fortesa” është fillimi i çmontimit të nyjes që ka dëmtuar institucionet e shtetit për një periudhë të gjatë kohore. “Kompleksiteti i nyjes është aq i madh, saqë nuk njeh asnjë parti politike kur bëhet fjalë për përkrahje ndaj Prokurorisë Speciale. Kjo situatë kërkon unifikimin e të gjithë forcave progresive në vend dhe jashtë saj në përkrahje ndaj Prokurorisë Speciale, duke pasur parasysh kompleksitetin e situatës. Tani ka ardhur koha kur poentimi politik në kurriz të institucioneve të shtetit duhet të përfundojë urgjentisht, sepse në të kundërtën kostoja do të jetë aq e madhe, saqë nuk do të ngeli asgjë për të poentuar politikisht”, thuhet në kumtesën e RDK-së.
