Maqedoni

Rasti “Kështjella”, 30 ditë paraburgim për Goran Gruevskin

31.03.2016 12:47

Gjykata Themelore Shkup 1 në Shkup e pranoi propozimin e Prokurorisë Speciale për përcaktimin e masës 30 ditë paraburgimi...

Gjykata Themelore Shkup 1 në Shkup e pranoi propozimin e Prokurorisë Speciale për përcaktimin e masës 30 ditë paraburgimi për të dyshuarin e parë në rastin "Fortesa", shefin e sektorit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Goran Gruevski.

"Gjykatësi në procedurën paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 në Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin Goran Gruevski, parashtruar nga Gjykata gjatë ditës së djeshme, pas marrjes së sotme në pyetje të të dyshuarit, i cili vetë u paraqit në gjykatë, dhe në prani të mbrojtësit dhe prokurorit nga Prokuroria e theksuar, mori vendim me të cilin e pranoi propozimin e Prokurorisë për përcaktimin e masës 30 ditë paraburgim", thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Palët kanë të drejtën e ankesës në afat prej 24 orëve. Prokuroria Speciale dje njoftoi ngritjen e  procedurës hetimore me emrin "Fortesa”.

Sipas Speciales, ish-ministrja e Brendshme në bashkëpunim me tre eprorë të DSK-së kanë asgjësuar dy sisteme për ndjekje të komunikimeve të kësaj drejtorie, duke dëmtuar buxhetin e shtetit për 10 milionë euro.

PPS ka konstatuar se janë bërë disa shkelje ligjore, nisur nga formimi i komisionit për regjistrim dhe të dala, asgjësim dhe fshirje nga evidenca dhe lista për ngarkim për shkak të vjetërsisë teknike dhe mosfunksionim të sistemeve.

Pajisjet për përgjim janë asgjësuar në një firmë për hekurishte të vjetra.