Maqedoni
Çair, kënde për fëmijë në 22 lokacione
31.03.2016 13:16
Në 22 lokacione në komunën e Çairit janë vendosur rekuizita apo kënde të reja për fëmijë prej moshës 3 deri në moshën 8 vjeçare...

Ky projekt kap vlerën prej 4 milionë denarësh.
“Rekuizitat, të cilat janë në grupacione apo sete tipike, janë komform standardeve, të cilat janë vendosur dhe pritet vetëm pjesa finale në lokacione të caktuara sa i takon sipërfaqes, pjesës mbrojtëse të rekuizitave, siç është bulevardi ‘Nikolla Karev’ dhe ‘Brigada Maqedone Kosovare’”- deklaroi kryetari i Këshillit të komunës së Çairit, Zahir Bekteshi.
Sipas Bekteshit, komuna e Çairit po angazhon edhe punëtorë sezonal për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra edhe pse mirëmbajtja e tyre është obligim i Ndërmarrjes publike “Parqet dhe Gjelbërimi”.
REJHANE BUSHI-METAJ
