Maqedoni

Denoncim i rremë për bombë në Kumanovë

31.03.2016 14:01

Një kumanovar (1978) ka denoncuar në polici se ka bombë të vendosur nën automobilin e tij "fiat marea"...

Një kumanovar (1978) ka denoncuar në polici se ka bombë të vendosur nën automobilin e tij "fiat marea" me targa të Kumanovës i parkuar para ndërtesës së tij në bul "Revolucioni i tetorit".
 
Nga policia konfirmuan se tek ata rasti është denoncuar në orën 8 e 30 minuta nga personi i njëjtë.
 
Pas kryerjes së ekspertizës së SPB Kumanovë dhe të Sektorit për antiterrorizëm pranë MPB-së nuk është gjetur mjet shpërthyes. Momentalisht merret në pyetje personi, konfirmon policia./mia