Botë

Austri: Arrestohet falsifikuesi i Shtetit Islamik

31.03.2016 14:35

Falsifikuesi i pasaportave për nevojat e Shtetit Islamik algjeriani Xhamil Vali është arrestuar në Austri, transmeton Tanjug...

Vali  kinse i ka falsifikuar pasaportat që i kanë përdorur pjesëtarët e SHI-së, ata që e kanë kryer sulmin terrorist në Paris. 
 
Me këto dokumenta  ata e kanë kaluar edhe kontrollin policor në Austri. 
 
Edhe përkundër urdhëresave për arrestim Vali ka udhëtuar në mbarë Evropën, ndërsa është arrestuar në Brener, në kalimin drejt Italisë. 
 
"Përpunimi i dokumetave" të Balit, padyshim ka qenë shumë i mirë për arsye se policia nuk ka dyshuar në pasaporta të rreme dhe i ka lëshuar përdoruesit e tyre përmes kontrollit. 
 
Policia supozon se Vali ka kërkuar që të largohet nga Belgjika dhe të fshihet në Itali, së bashku me bashkëshorten e tij./mia