Botë
Rama zyrtarizon ftesën për Bashën, Basha: nuk i mbyll kurrë derën dialogut
31.03.2016 15:33
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, fton edhe një herë publikisht kreun e opozitës, Lulzim Basha, që të ulen në bisedime për të gjetur konsensus për reformën në drejtësi...

Nëpërmjet një letre, Rama i shkruan Bashës se duhet ngritur një tryezë për dialog sy më sy për këtë reformë.
Kryeministri shqiptar shton se ky forum qeveri-opozitë duhet të bëhet pa prezencën e ndërkombëtarëve, në mënyrë që t’u jepet partnerëve prova e vullnetit të përbashkët.
Këtë letër ai e mbyll me një pyetje: Ne jemi gati, ju a jeni? Pas kësaj letre ka reaguar kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili shprehet se nuk e ka lexuar atë, porse nuk ia mbyll derën dialogut.
Letra e Ramës vjen një ditë pasi në prani të komisionerit për zgjerim në BE, Johanes Han, i kërkoi Bashës publikisht që të ulen në bisedime.
Miratimi i reformës në drejtësi shihet si një ndër aktet më të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë.
LULJETA NDOKA
