Tenis
Djokovic e Azarenka, në gjymëfinalen e Miami Open
31.03.2016 16:33
Novak Djokovic avancon në gjysmëfinalet e Miami Open, pasi kaloi në cerekfinale cekun Tomas Berdych me rezultatin 6-3, 6-3...

28-vjecari serb që me një fitore në këtë turne do të shënonte triumfin e tretë radhazi në Miami dhe të 6-in gjatë karrierës duke barazuar rekordin e Andre Agasi, hasi lodhje më shumë se zakonisht për shkak të dhimbjeve në shpinë, që e detyruan të kërkonte një ndalesë për t’iu nënshtruar masazhit para se të shkonte në shërbin në game-in e 6-të të setit të dytë.
“Ishte e vështirë të gjeja ritmin e duhur për shkak të erës, – tha më pas Djokovic, – trajneri bëri një punë të shkëlqyer nuk besoj se dëmtimi është dicka që mund të më japë bezdi për ndeshjen e ardhshme dhe nuk jam aspak i shqetësuar”.
Për Berdych bëhet fjalë për disfatën e 10 radhazi kundër Nole, që në gjysmëfinale do të përballet me David Goffin, i cili në cerkefinale mposhti francezin Gilles Simon me rezultatin 3-6, 6-2, 6-1.
Në karrierën e tij belgu nuk ka fituar asnjë herë ndaj Djokovic me të cilin është ndeshur në Roland Garros në 2013 dhe në Cincinnati në 2013 dhe 2015.
Për sa i përket tenisit të femrave pas fitores së lehtë të Azarankas ndaj britanikes Johana Konta, një fitore po kaq e thjeshtë edhe për Angelique Kerber.
Gjermania kaloi amerikanen Madison Keys, 6-3, 6-2 dhe tani do të kërkojë të përsërisë triumfin që arriti në gjysmëfinalen e Australian Open kundër bjelloruses.
Në gjysmëfinalen tjetër do të sfidohen Svetlana Kuznetsova dhe Timea Bacsinnsky.