Maqedoni
SAShK: MPPS nuk regjistron udhëheqësi legjitime të organizatave sindikale
31.03.2016 16:38
Më shumë se katër muaj, kompetentë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nuk bëjnë regjistrim të udhëheqësive të zgjedhura...

Më shumë se katër muaj, kompetentë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nuk bëjnë regjistrim të udhëheqësive të zgjedhura në mënyrë legjitime në sindikatat e Sindikatës së pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, edhe pse tek ata është dorëzuar i gjithë dokumentacioni i duhur, me çka pengon organizimin dhe veprimin sindikalist, akuzuan sot nga sindikata.
Në qoftë se problemi nuk zgjidhet së shpejti, nga sindikata theksuan se do t’i informojnë organizatat sindikale ndërkombëtare të punës.
“Përkujtojmë se nga ministrja, Frosina Tashevska-Remenska, është kërkuar të paraqiten të gjitha 38 organizatat sindikale, të cilat deri më tani nuk janë kërkuar për këtë ndryshim. Por, megjithatë edhe pse SAShK-u përmes organizatave sindikale i dorëzoi dokumentet e duhura, nga shkaqe të panjohura edhe më tej situata nuk është ndryshuar në lidhje me këtë problem”- deklaroi kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkovski.
Nga SAShK-u thonë se në Regjistrin qendror ende figurojnë emra të cilëve iu ka kaluar mandati dhe Organizata Sindikale nuk mund të funksionojë se nuk ka udhëheqësi legjitime, ndërsa gjithashtu nuk mund të mbijetojë financiarisht, sepse nuk ka nënshkrues legjitim i cili mund të udhëheq me ato mjete.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
