Donacion çek për MPB-në, 740 mijë euro për 25 automjete
Republika çeke ka dhuruar 740 mijë euro për blerjen e 25 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Marrëveshja u nënshkrua sot nga ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, dhe ambasadori i Republikës së Çekisë në Maqedoni, Mirosllav Ramesh. Ministri Spasovski tha se ky donacioni dhe bashkëpunimi me Ministrinë çeke të Punëve të Brendshme tregon se Maqedonia nuk është e vetme në përballjen me krizën e refugjatëve.
“Ky është donacioni i tretë çek që është drejtpërdrejtë e dedikuar për efektivët e policisë", deklaroi Spasovski.
Me dy donacionet e para në vlerë prej 125 mijë eurove janë donuar tenda, kaloriferë, krevate, thasë për fjetje, mushama shiu, mushama izotermike dhe gjeneralë për energji elektrike.
Ambasadori i Republikës së Çekisë, Mirosllav Ramesh, shprehu falënderim për bashkëpunimin e mirë mes Ministrive të Punëve të Brendshme të Çekisë dhe Maqedonisë.
