Turqi, thellohet bilanci, 7 të vdekur e disa të plagosur
31.03.2016 20:16
Rëndohet bilanci nga shpërthimi në Turqi...

Shtatë policë u vranë dhe shumë të tjerë raportohet se janë plagosur pasi një makinë bombë shpërtheu në krahinën juglindore të Dijarbakirit në Turqi.
Lajmin e kanë bërë me dije mediat turke, sipas të cilave, shpërthimi ka ndodhur pranë stacionit të autobusëve të qytetit, teksa aty po kalonte një automjet policie.
Akoma nuk dihet se kush është prapa këtij sulmi. Qyteti i Dijarbakir është goditur së fundmi nga dhuna e luftimeve mes milianteve të Partisë së Punëtorëve të Kurdinstanit, të shpallur të jashtëligjshëm nga qeveria, dhe forcave të sigurisë turke.
