Maqedoni
Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me periudha të shpeshta me diell
01.04.2016 09:10
Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me periudha të shpeshta me diell në pjesët lindore të vendit...

Do të fryejë erë e dobët, kryesisht nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri 10 gradë, ndërsa e ditës prej 21 deri 26 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, i ndryshueshëm, me vranësira, me periudha më të shpeshta me diell dhe me erë të dobët jugore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 24 gradë.
Do të vazhdojë periudha e motit stabil, të thatë dhe të ngrohtë. Të shtunën do t ejtë më ngrohtë, ndërsa të dielën do të ketë vranësira të shtuara dhe erë jugore, ndërkaq temperaturat pak do të bien. Temperaturat e mëngjesit në periudhën në vijim do të jenë pozitive.
