Maqedoni
Manifstim për Ditën e gënjeshtrës
01.04.2016 09:12
Me rastin e Ditës së gënjeshtrës 1 Prilli, në sheshin "Maqedonia" do të mbahet manifestimi tradicional "Apriliada- Shkupi qesh"....

Në organizim të Qendrës kulturore të fëmijëve "Karposh" dhe Qytetit të Shkupit paradite prej orës 11 do të organizohet aheng për fëmijë nga kopshtet dhe nga shkollat fillore. Do të performojnë seksioni folklorik i QKF "Karposh", "Zllatno sllavejçe" dhe grupet e vallëzimit nga shkollat fillore.
Hapjen e sivjetshme të manifestimit do ta bëjë kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Qendra për dizajn dhe inovacione "Javna soba" sonte do të ndajë çmimin për "Maskën më të mirë publike të vitit 2016" të punuar sipas parimit "Bëje vet".
Në qendrën tregtare "Skopje Siti moll" sot do të ketë sfilatë të maskave të nxënësve të shkollave fillore, argëtim me muzikë dhe pjesëmarrje të dixhejëve nga radiot e Shkupit./mia
