Botë
Koreja e Veriut përsëri testoi raketë balistike
01.04.2016 09:17
Nga bregdeti i Koresë së Veriut në provincën Hamgeni jugor në drejtim të Detit Japonez...

Nga bregdeti i Koresë së Veriut në provincën Hamgeni jugor në drejtim të Detit Japonez është gjuajtur raketë balistike, lajmëron Jonhap.
"Ende nuk është konfirmuar tipi i raketës, por ajo është balistike", deklaroi përfaqësuesi i Ministrisë për Mbrojtje Kombëtare të Koresë së Jugut.
Sipas një burimi tjetër anonim nga Koreja e Jugut me siguri raketa është me rreze veprimi të vogël nga tipi tokë-ajër.
Raketa ka rënë në ujë në afërsi të bregut lindor të Koresë së Veriut.
Testimi i raketës ndodhi në kohën kur në Uashington mbahej Samiti për Siguri Bërthamore./mia
