Botë
Në aeroportin e Brukselit punojnë pjesëtarë të SHI-së, pohojnë mediat belge
01.04.2016 09:39
Të paktën 50 pjesëtarë të Shtetit Islamik momentalisht punojnë në aeroportin e Brukselit, Zaventam...

Të paktën 50 pjesëtarë të Shtetit Islamik momentalisht punojnë në aeroportin e Brukselit, Zaventam, në të cilin para një jave kishte sulm terrorist, publikuan mediat belge.
"Pjesëtarë të grupit radikal kanë distinktive dhe mund të hynë në kokpitin e aeroplanit", thekson gazeta belge "Nievsblad".
Në letrën e policisë, të cilët punojnë në aeroportin thekson se autoritetet kanë marrë distiktive të disa personave, të cilët kanë qenë të afërt me SHI-në, por është evidente jo të gjithëve. Sidomos jo atyre, që janë punësuar në dyqane, sektore për pastrim ose për bagazh.
"Ne e kemi të qartë se terroristët me ndihmën e spiunëve të tyre e kanë testuar sigurinë e shërbimit tonë kompetent në aeroport para se të nisen në aksion", thuhet në letrën e policisë belge.
Javën e kaluar, në aeroportin Zaventem dhe në stacionin e metrosë në Bruksel kanë ndodhur disa sulme vetëvrasëse për të cilat përgjegjësinë e ka ndërmarrë Shteti Islamik./mia
