Botë

Mbi 20 refugjatë me gomone kanë arritur në Itali nga ishulli grek Kretë

01.04.2016 10:25

Mbi 20 refugjatë, me gomone janë nisur nga ishulli grek Kretë, sot kanë arritur në Itali, ku njëri prej tyre është arrestuar...

Mbi 20 refugjatë, me gomone janë nisur nga ishulli grek Kretë, sot kanë arritur në Itali, ku njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa të tjerët të akomoduar në qendrën e pranimit, informuan agjencitë greke ANA-MPA, duke iu referuar burimeve italiane.
 
Në varkë gjithsej kanë qenë 22 persona, 17 prej të cilëve kanë qenë burra dhe pesë gra, ndërsa vijnë nga Siria, Somalia dhe Irani.
 
Sipas gazetës italiane "Republika", së bashku me emigrantët në varkë kanë udhëtuar edhe dy persona të tjerë - një grek dhe një shqiptar, për të cilët supozohet se janë kontrabandistët që e kanë organizuar udhëtimin e refugjatëve deri në Pulia, në jug të Italisë.
 
Refugjatët janë të akomoduar në qendrën e pranimit në qytetin Otranto./mia