Botë

Anketë: Gjermania është destinacioni më i dëshiruar për emigrantët

01.04.2016 10:47

Shtatë nga dhjetë refugjatë deklaruan se preferojnë që të arrijnë në Gjermani, ndërsa Greqinë e konsiderojnë si shtet transit, tregojnë rezultatet e anketës së "Kapa risrç"...

Anketa, siç njoftoi BTA, është zbatuar midis emigrantëve në qendrat në Atia dhe në Pire, ndërsa 68 për qind e të anketuarve deklaruan se dëshirojnë që të arrijnë në Gjermani, por 59,6 për qind prej tyre deklaruan se nuk do t'ia arrijnë qëllimit të tyre. 
 
Pjesa më e madhe e emigrantëve, 68 për qind shprehën qëndrim pozitiv për Greqinë, ndërsa përqindja për Gjermaninë është akoma edhe më e  madhe -74 për qind. 
 
Anketimi tregoi se 74 për qind e emigrantëve janë nga Siria, prej të cilëve 73,8 për qind janë burra, prej të cilëve 72,2 për qind janë në moshën deri 35-vjeçare. Derisa, 61,3 për qind e emigrantëve janë të paarsimuar ose me gjimnaz të papërfunduar.
 
Anketa është zbatuar të hënën, pasi që hyri në fuqi marrëveshja midis BE-së dhe Turqisë për riatdhetsim, të refugjatëve në territorin turk./mia