Basketboll
Cleveland konfirmohet në krye të Lindjes
01.04.2016 11:28
Cleveland konfirmohet si skuadra më e mirë e Konferencës së Lindjes, duke u rikthyer te fitorja...

Cavaliers mundën mbrëmë 107-87 Brooklyn, takim dominuar nga LeBron me shokë, ku ylli i Cleveland realizoi 24 pikë e 11 asist.
Mirë u paraqit edhe Love me 19 pikë e 10 rebaund, që ndihmuan ekipin të korrë suksesin e 53-të sezonal.
Chicago mban gjallë shpresat për një vend në play off në Lindje, duke mundur 103-100 ndaj Houston.
Për Bulls u dallua Mirotic me 28 pikë, që edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli ishte më i miri në fushë.
Chicago përfiton edhe nga humbja e Indiana, 114-94 me Orlando për të shkuar në play off.
Ndeshje fantastike ishte ajo e luajtur në Oklahoma, ku skuadra vendase mundi 119-117 Clippers, një takim me rivalitet dhe emocione mes dy ekipesh që synojnë vendin e tretë në Perëndim.
Oklahoma siguron vendin e tretë, ndeshje ku Durant realizoi 31 pikë e Westbrook 26 pikë e 11 asist.
Kjo dyshe fitoi sfidën me dyshen Crawford-Rivers, që së bashku realizuan 64 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.