Futboll
City i ofron Messit 48 milion euro në vit?
01.04.2016 11:30
Manchester City ende është duke shpresuar në transferimin e Lionel Messit nga Barcelona...

Shpresat e Manchester City-t për transferimin e Lionel Messitjanë rritur, pasi negociatat mes argjentinasit dhe Barcelonës për vazhdimin e kontratës kanë ngecur.
Edicioni I sotëm I të përditshmes prestigjioze “The Sun” shkruan se, City është gatshëm t’i ofroj Messit një pagë prej 800 mijë sterlinave në javë apo më mire thënë, 1 milion euro.
Nëse ndodh që Messi të transferohet në City, atëherë I bie që të përfitoj 48 milion euro në sezon, me çka do të bëhej edhe lojtari bindshëm më i paguar në botë.
