Maqedoni

Tetë taksidente dje në Shkup, janë lënduar nëntë persona

01.04.2016 11:32

Një çiklist është lënduar rëndë, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë tetë persona në gjashtë nga tetë aksidentet e regjistruara në Shkup në 24 orët e fundit...

Dy aksidente të tjera kanë kaluar vetëm me dëm material.
 
Siç informoi për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.
 
Pesë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe, 18 këmbësorë nuk kanë kaluar rrugën në vijat e bardha ose kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, shtatë shoferë nuk i kanë respektuar rregullat për përparësi kalimi të këmbësorve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë dhe tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.
 
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 59 automjete.
 
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt në SHF "7 Marsi" në komunën e Çairit. 
 
Për sot janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet që qarkullimi të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të qarkullimit./mia