Ahmeti tërheq përfaqësuesit nga ekzekutivi, pritet rishqyrtim i politikave ditët në vijim
Bashkimi Demokratik për Integrim ka tërhequr të gjithë përfaqësuesit aktualë nga ekzekutivi...

Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë vonë, kryesia qendrore e BDI-së mori vendim që të tërheq të gjithë përfaqësuesit e vet aktual nga pushteti ekzekutiv i Maqedonisë, duke rikonfirmuar njëkohësisht të drejtat statutare dhe duke rideleguar të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimmarrëse pranë kryetarit, Ali Ahmeti, për të vendosur mbi hapat e mëtutjeshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu njofton opinion e gjerë vendor dhe ndërkombëtar që do të rishqyrton politikat e veta në ditët në vijim, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Pritet tashmë të shikohen se cilat do të jenë propozimet e radhës së BDI-së në vend të funksionarëve të tërhequr.
