Botë
Në Turqi janë arrestuar 15 pjestarë të dyshuar të SHI-së
01.04.2016 12:40
Policia turke sot në Izmir dhe në Stamboll arrestoi gjithsej 15 persona nën dyshimin se janë anëtarë të Shtetit Islamik, njoftoi televizioni turk NTV...

Në operacionin policorë është kryer bastisje në 15 shtëpi, me ç'rast janë mbajtur 13 njerëz në Izmir dhe dy në Stamboll. Janë marrë armë dhe dokumente të SHI-së.
Të arrestuarit janë të dyshuar për veprimtari terroriste, pjesëmarrje në luftimet në Siri në anën e SHI-së, si dhe për dërgimin e luftëtarëve në Siri.
Mes të arrestuarve ka edhe të dyshuar edhe për kryerjen e sulmeve me bombë ndaj zyrave të Partisë Demokratike Prokurde të popujve në Adana dhe në Mersin në vitin 2015./mia
