Maqedoni

1 Prilli-Dita e Gënjeshtrave, fëmijët maskohen si personazhet e preferuar; qytetaret: më së shumti gënjejnë politikanët

01.04.2016 12:54

1 prilli është Dita e Gënjeshtrave, apo ndryshe Dita e Shakave...

Shumë njerëz në formë shakaje mundohen të shpikin një gënjeshtër të vogël apo të madhe për të shkaktuar të qeshura, megjithëse nga këto gënjeshtra pa zarar mund edhe të dëmtosh dikë. Më të padjallëzuarit janë fëmijët.
 
Ata e dinë se nuk është mirë të gënjesh, por mendojnë se është gjë e bukur që një ditë në vit të vishesh me kostumet e personazheve të preferuar nga filmat. 
 
“1 prilli është dita e maskave dhe renave. Unë sot jam maskuar si flutur”- u shpreh një fëmijë.
 
Çfarë dite është sot?
 
“E rrenave. jam maskuar si Supermen”- theksoi një fëmijë. 
 
“Dita e rrenave. Jam bërë si Frozii”- tha një fëmijë.
 
“Unë sot jam maskuar si Supermen”- u shpreh një fëmijë. 
 
Më të rriturit thonë se gënjeshtrat janë bërë pjesë e përditshmërisë.
 
Në vendin e parë të atyre që gënjejnë gjithë vitin janë politikanët, thonë të anketuarit nga TVM2. 
 
“Çdokush gënjen, secili gënjen sa mundet. Politikanet më së shumti”- deklaroi një qytetare.
 
“Ajo është shumë e vërtetë. Politikanët e bëjnë me qëllim, jo që pa dije, por interesi i çon ata”- theksoi një qytetar. 
 
“Rrejnë krejt ata të mëdhenjtë, krejt çka janë të lartë në funksion”- tha një qytetare. 
 
“Ju kanë lëshuar dy rroga”- ishte gënjeshtra që sot dëgjuan të punësuarit, megjithatë sot gjithsecili gënjeu nga pak, me arsyetimin se të paktën për një ditë në vit gënjeshtra është e justifikuar.
 
REJHANE BUSHI-METAJ