Botë
Së paku 33 të vrarë në sulmin ajror afër Damaskut
01.04.2016 13:49
Numri i të vrarëve në sulmet ajrore në distriktin Deir al-Asafir, në juglindje të Damaskut, arriti në 33 persona...

Numri i të vrarëve në sulmet ajrore në distriktin Deir al-Asafir, në juglindje të Damaskut, arriti në 33 persona, ndërsa mes tyre më të shumtë janë gra dhe fëmijë, njoftoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.
Qendra mbrëmë vonë i publikoi të dhënat më të reja për viktimat, duke kumtuar se në sulmet e djeshme në Deir al-Asafir, mes të tjerëve janë vrarë 12 fëmijë, nëntë gra, një mësues dhe një pjesëtar i shërbimit të shpëtimit, transmetojnë mediat britanike.
Sulmet, për të cilat Qendra pohon se i kanë kryer aeroplanët ushtarake siriane, janë kryer dje edhe krahas asaj se para një muaji hyri në fuqi armëpushimi mes forcave qeveritare dhe opozitare, duke e përfshirë edhe Shtetin Islamik dhe Frontin Al-Nusra, që është i lidhur me Al - Kaedën.
Organizata vullnetare e shpëtimit, "Vajt helmet" kumtoi se punëtori i tij Valid Girani është vrarë kur është gjuajtur automjeti i ambulancës ku ai gjendej, ndërsa ajo publikoi edhe fotografi për të cilat pohon se e tregojnë bazën e shkatërruar të kësaj organizate në Deir al-Asafir.
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu habi nga sulmet ajrore.
