Botë
Danimarka edhe më tej me kontroll të rritur të kufirit me Gjermaninë
01.04.2016 14:03
Ministria daneze e Integrimit dhe Emigracionit vendosi që t'i vazhdojë masat e rritura për kontroll të kufijve me Gjermaninë deri më 3 maj...

Qeveria e Danimarkës ka vendosur kontroll të rritur kufitar më 4 janar si reagim i masave të ngjashme, të cilat i ka vendosur Suedia, ndërsa si reagim i fluksit të emigratëve nga Lindja e Afërt dhe nga Afrika.
Ministrja daneze, në kumtesën zyrtare, thekson se Qeveria konsideron se masa të këtilla edhe më tej janë të domosdoshme me qëllim që të evitohet rritja e numrit të imigrantëve ilegale në Danimarkë./mia
