Botë

Paris, shpërthim gazi në një ndërtesë, pesë të lënduar

01.04.2016 14:29

Rrugët e Parisit janë evakuuar pas shpërthimit të gazit në një apartament në qendër të kryeqytetit francez...

Pesë persona raportohen të plagosur, ndërkohë që të paktën një ndërtesë është shkatërruar nga ajo që është cilësuar si rrjedhje gazi.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë tymin që del nga ndërtesa, në të cilën ka pasur dëme materiale të shumta. Policia e ka cilësuar shpërthimin si “incident shtëpiak”. Forcat zjarrfikëse kanë evakuuar të gjithë banorët.