Maqedoni

Është parandaluar përpjekja për kontrabandim të migrantëve në rrugën drejt Vasilevës

01.04.2016 14:42

Nëpunës policor mbrëmë parandaluan një përpjekje për kontrabandim të migrantëve nga Pakistani, Iraku dhe Libia...

Nëpunës policor mbrëmë parandaluan një përpjekje për kontrabandim të migrantëve nga Pakistani, Iraku dhe Libia, gjatë kontrollit të automjetit të tyre në rrugën e vjetër ndihmëse nga fshati Vasilevë drejt vendit të quajtur Liria.
 
Migrantët, gjashtë me dokumente nga Greqia, ndërsa dy pa dokumente, janë gjetur në automjetin udhëtues "mercedes" me targa të Velesit, të drejtuar nga person i panjohur, i cili arriti të ikë.
 
Me urdhër të prokurorit publik, tre migrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Shkup, ndërsa të tjerët janë në Qendrën transitore në Gjevgjeli.
 
Po ndërmerren masa për gjetjen e vozitësit dhe për ndriçimin e plotë të rastit./mia